Cuca e Maleve - Loni Papa

    Share
    avatar
    ak47***
    Administrator
    Administrator

    Male Age : 22
    Poenat : 806
    Reputacioni : 6
    Vendndodhja : AHT-Crews
    Numri i postimeve : 300

    Cuca e Maleve - Loni Papa

    Mesazh nga ak47*** prej Sat Jan 23, 2010 7:45 pm

    "Cuca e Maleve" trajton nje temë e cila kishte ndodhur në fshatrat e malësisë.Ketu tregohet se si një vajzë e quajtur Cucë e formoi shkollën kundër analfabetizmit në Malësi.Cuca ishte një vajzë moderne e cila jetonte me të ëmën e cila ishte e verbër dhe vëllaun me nuse.Para shumë vitesh babain e Cucës Gjinin e kishte akuzuar kisha se kishte vjedhur nga toka e nje fshatari.Gjini ishte nje burrë trim dhe i besës.Don Marku prifti i kishës i tha që ta barte gurin e turpit rreth kishës në mënyre që ti shlyhej mëkati që Gjini as që e kishte bërë.Gjini nuk e barti gurin dhe prifti i tha se do të jesh i mallkuar dhe se fëmijët e tu nuk do të mund të pagësohen në atë kishë por Gjini nuk ndërroi mendje dhe vajza e tij Cuca mbeti e papagëzuar.Gjatë festës së ndarjës së tokave malësorët ishin mbledhur dhe po festonin e po kërcenin.Aty teksa po flisnin se sa burrë i besës kishte qenë Gjini zbulohet se ai ka qenë i akuzuar padrejtësisht dhe malësorët e detyrojnë priftin që të bartë vetë gurin e turpit rreth kishës por malësorët e marin atë gur dhe e hedhin në fund të greminës dhe vazhdojnë të festojnë.Një natë Cucën e grabtën dhe e vranë disa banditë sepse siq thonin ata Cuca kishte shkelur zakonin dhe kishte dashur që të bëhej më e zgjuar se burrat.
    Hetuesi dhe ndihëmësi i tiij e zbulojnë se kush e vrau Cucën,si e vranë dhe përse.Ai i merr në pyetje të dyshuarit ku secili thoshte se nuk dinte azgjë për vdekjen e Cucës por faktet e vërtetojnë se Cucën e kishin grabitur katër vetë derisa Cuca po rrinte me nënën e saj të verbër ata e vrasin sepse kinse kishte thyer zakonet dhe kishte turpëruar fshatin por në fakt Cuca vetëm që të luftonte kundër armiqeve njësoj sikur burrat por jo me pushkë po me pendël.

    Personazhet

    Cuca
    Gjini - Babai i Cucës
    Prenda - e ëma e Cucës,e verbër
    Pali - Vëllai i Cucës
    Filja - nusja e Palit
    Dila - Shoqe e Cucës
    Fizi - Shok i Palit
    Dom Marku - Prifti i fshatit
    Pjetri - Fshatar i lidhur me banditë
    Marka - E shoqja e Pjetrit
    Nikë Kacuraj - Fshatar i pasur që e akuzoi Gjini për vjedhje


    __________________________________________________________________________________________________________
    [You must be registered and logged in to see this image.]

      Ora është Wed Dec 13, 2017 11:22 pm