Google largohet nga Kina

    Share
    avatar
    chipsii
    Moderator
    Moderator

    Poenat : 26
    Reputacioni : 0
    Vendndodhja : Hacke'D
    Numri i postimeve : 11

    Google largohet nga Kina

    Mesazh nga chipsii prej Sun Mar 21, 2010 7:36 pm

    [You must be registered and logged in to see this image.]

    Pas negociatave të pasuksesshme në mes të Google dhe qeverisë
    kineze për llojet e kërkimeve të cilat duhet të censurohet, pritet që
    Google të hënën përfundimisht të paralajmërojë largimin nga Kina.
    Sipas
    të përditshmeve kineze, të cilat i transmeton portali Cnet, Google
    megjithatë do të tërhiqet nga Kina. Supozohet se njoftimi zyrtar do të
    vjen të hënën, e për datën e përfundimit të punës së portalit Google.cn
    është caktuar 10 prilli. Vet Google deri më tani nuk ka pranuar të
    komentoj këtë lajm.
    Siç kemi shkruar disa herë në portalin tonë për këtë çështje, Google
    në janar të këtij viti, pasi që ka zbuluar se shërbimet kineze kanë
    tentuar të thyejnë identitetet e përdoruesve të Google Mail (Gmail) të
    cilët angazhohen për të drejta të njeriut në Kinë, ka marrë qëndrim
    dukshëm më të fortë se më herët. Si rrjedhojë, ani pse më herët kishte
    pranuar dhe në mënyrë aktive kishte censuruar rezultatet e kërkimeve në
    faqet e saja kineze që kishin të bëjnë me të drejtat e njeriut në këtë
    vend, por edhe pornografisë e përmbajtjeve tjera, Google ka vendosur se
    më nuk do të bëj këtë, edhe në qoftë se kjo do të nënkupton mbylljen e
    zyrës së saj atje.
    Supozohet se Google ka ofruar dhe në të njëjtën kohë ka pranuar të
    bllokojë rezultatet pornografike dhe atyre të bixhozit nga kërkimet e
    saj, por jo edhe ato që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, por kjo
    gjë ka qenë e papranuar për autoritetet kineze. Po ashtu, autoritetet
    kineze edhe më tutje këmbëngulin se nuk kanë pasur asnjë lloj lidhjeje
    me tentimet për të hyrë në llogaritë e përdoruesve në Gmail.

      Ora është Tue Nov 20, 2018 10:40 pm