Edhe dy pjesëtarë të ri të familjes VAIO nga Sony

    Share
    avatar
    chipsii
    Moderator
    Moderator

    Poenat : 26
    Reputacioni : 0
    Vendndodhja : Hacke'D
    Numri i postimeve : 11

    Edhe dy pjesëtarë të ri të familjes VAIO nga Sony

    Mesazh nga chipsii prej Wed Mar 24, 2010 1:36 am

    [You must be registered and logged in to see this image.]

    Sony ka vendosur të plotësojë paletën e laptopëve të vet VAIO
    me dy modele të reJa. Ai me shenjën dalluese E Series 14 është i
    dedikuar për përdoruesit në lëvizje, derisa modeli me shenjën E Series
    17 do t’u përmbushë nevojat e atyre që kërkojnë multimedia me
    definicion të lartë.
    Specifikë e të dy modeleve të
    paraqitura së fundi është në tastin e integruar WEB i cili mundëson
    qasjen në internet pa pasur nevojë të futet në funksion i tërë sistemi
    i pajisjes.
    Të dy modelet përmbajnë procesorë Intel Core, deri në maksimalisht 4
    gigabajt memorie punuese, deri në 1 terabajt hapësirë pune si dhe
    grafikë ATI Mobility Radeon serie 5000 për riprodhim të përmbajtjeve
    multimediale me definicion të lartë - HD.
    Sony VAIO me ekrane të diagonaleve prej 14, respektivisht 17 inç
    vijnë me ngjyra “të lumtura”, me kontrast të lartë dhe ndriçim LED të
    prapavijës si dhe me sistemin operativ Windows 7 Home Premium.
    Modeli E 14 në treg vjen në fillim të muajit prill, derisa modeli me
    shenjën E 17 do të paraqitet qysh në fundin e këtij muaji me çmime tani
    për tani të panjohura.

      Ora është Tue Feb 20, 2018 5:09 am