Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rregullat e Forumit

    ak47***
    ak47***
    Administrator
    Administrator


    Male Age : 29
    Poenat : 806
    Reputacioni : 6
    Vendndodhja : AHT-Crews
    Numri i postimeve : 300

    Rregullat e Forumit Empty Rregullat e Forumit

    Mesazh nga ak47*** Sun Jan 17, 2010 8:50 pm

    [You must be registered and logged in to see this link.]
    ----
    [You must be registered and logged in to see this link.]

    1. Jo ofendime apo sharje ndaj antarëve të forumi
    Ndalohen rreptësisht postimet që kanë për qëllim të shajnë me fjalë ofenduese drejtpërdrejt ndonjë antarë të forumit. Shkelja e kësaj pike do sjellë si pasojë paralajmërimin për heqje e së drejtës së postimit në forum ose në përjashtim definitiv nga AHT-Crews. Gjithashtu fjalët banale në forum janë të ndaluara.

    2. Jo Chit-Chat në Forum
    Tek anjë tem nuk ka chit chat dhe asnjë forum. Përpos atyre temave argëtuase që janë pikërisht për këtë punë.

    3. Jo postimeve pornografike
    Ndalohen postimet me përmbajtje pronografike (shkrime, foto, lidhje në faqe të tilla). Shkelja e kësaj pike do të sjelle si pasojë paralajmërim për heqjen e së drejëts së postimit në forum.

    4. Duhet të respektoni mendimin ndryshe
    Nëse e keni të vështirë të pranoni mendimin ndryshe dhe mundoheni të impononi mendimet tuaja me forcë, sinqerisht, ju jeni në vendin e gabuar rrjeta.org nuk është forumi juaj, duhet të pranoni mendimin tuaj dhe të leni edhe tjerët të shprehin mendimet e tyre pa i imponuar ata.

    5. Temat e njëjta (me të njëjtën tematikë) - BASHKOHEN, TRASFEROHEN ose FSHIHEN
    Postimet duhet ti përkasin temës përkatëse si dhe gjithashtu temat e reja duhen ti përkasin kategorisë përkatëse. Në rast të kundërt postimi do ndryshohet ose fshihet, ose tema do të transferohet.

    6. Postimet e mesazheve janë pronë e aht-crews.org
    Çdo postim konsiderohet pronë e forumit dhe si e tillë i perket forumit të vendos se çdo bëhet me to. Në rast se keni ndonjë koment personal për ndonjë postim, mund të kontaktoni stafin e forumit.

    7. Nuk lejohen reklamat ose propaganda
    Reklama e gjëra të paautorizuara në rrjeta.org janë rreptësisht të ndaluara. Një gjest i tillë do të rezultojë në fshirjën ose editimin e mesazhit nga stafi i forumit.

    8. Përmbajtja e Temave
    Stafi administrativ dhe moderues nuk mban ASNJË përgjegjësi për temat e hapura nga anëtarë të ndryshëm rreth opinioneve të tyre, por merr masa kur temat e hapura apo postimet e bëra janë KUNDËR rregullores së forumit.

    9. Nuk duhet të bëni dallime krahinore
    Pavarësisht se çfarë paragjykime krahinore ju mund të keni si anëtar i forumit, kur të hyni në rrjeta.org, këto paragjykime nuk duhet ti sillni me vete. Ata shqiptarë që bëjnë dallime midis vëllezërve dhe motrave të një gjaku (si psh: me fjalët maqedonas, kosovar), apo edhe dallime fetare (si psh: myslimanë, katolik) nuk janë të mirëpritur në AHT-Crews. Të gjithë ata anëtarë që bëjnë dallime të tilla krahinore përjashtohen mënjeherë nga forumi!

    10. Lejimet e firmës
    Në firmë lejohen, 100 karaktere me tekts të thiesht dhe 100 me BB Code, janë të lejuara 2 rreshta jo më shumë. Kurse të gjitha të tjerat janë të ndaluara si psh: [code] [size] [font] [colour] etj... Në firmë lejohet URL, dhe ju mund ta vendosni web faqen tuaj.


    12. Nuk lejohet përmbajtje ilegale
    Në forumin dr-forum.co.cc nuk lejohent anjë material ilegal si p.sh. warez, hacking, cracking, spam, phishing etj. Të gjitha postet dhe temat duhet ti përshtatën plotësisht ligjit.


    13. Nuk pajtoheni me këto rregulla?
    Nëse ju nuk jeni të pajtimit më këto rregulla, ju bëjmë ftesë që të komentoni rregullat duke dërguar një email tek Administratoret e Forumit dhe duke përshkruar saktësisht se me cilën rregull nuk jeni të pajtimit, dhe të shkruani një zgjedhje tjeter, kjo vlen edhe në qoftë se mendoni se mungon ndonjë rregull tjeter.

      Ora është Sat Apr 27, 2024 3:30 pm