Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kompjuteri tablet nga Acer në vjeshtë?

    h0Ax b00ter
    h0Ax b00ter
    Administrator
    Administrator


    Male Age : 28
    Poenat : 498
    Reputacioni : 0
    Vendndodhja : @ AHT
    Numri i postimeve : 249

    Kompjuteri tablet nga Acer në vjeshtë? Empty Kompjuteri tablet nga Acer në vjeshtë?

    Mesazh nga h0Ax b00ter Tue Jan 26, 2010 12:05 am

    [You must be registered and logged in to see this image.]


    Kompjuteri tablet nga Acer në vjeshtë?

    Prodhuesi korean Acer për këtë vit planifikon që të lëshoj në treg lexuesin e vet elektronik të librave, netbookun e bazuar në sistemin operativ Chrome OS dhe kompjuterin tablet i cili do të duhej të jetë konkurrent i idesë së Apple.
    Sipas gazetës “Bloomberg”, Acer gjatë këtij viti ka për qëllim të na qeras edhe me tabletin e vet, i cili sipas të njëjtin burim që një kohë të gjatë është në përpunim e sipër. Tani për tani nuk dihen asnjë lloj detajesh teknike, derisa dalja e produktit final është i mundur të del në vjeshtë.
    Siç ka pranuar edhe Acer, ata janë duke pritur së pari të shohin se si do të duket kompjuteri tablet nga Apple para se ta lansojnë atë të tyre duke vlerësuar atë si një inspirim shtesë nuk mund t’u bëj dëm.
    Veç tabletit, Acer për fillim të verës ka paralajmëruar edhe paraqitjen e lexuesit të vet elektronik të librave, me diagonale prej gjashtë inç i cili fillimisht do të del në tregun evropian, e për vjeshtë pritet dalja e kompjuterit netbook të bazuar në sistemin operativ Chrome OS.

      Ora është Sun May 19, 2024 3:38 am