Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Përrallat e Nasradini në poezi

    ak47***
    ak47***
    Administrator
    Administrator


    Male Age : 29
    Poenat : 806
    Reputacioni : 6
    Vendndodhja : AHT-Crews
    Numri i postimeve : 300

    Përrallat e Nasradini në poezi Empty Përrallat e Nasradini në poezi

    Mesazh nga ak47*** Sat Feb 06, 2010 8:28 pm

    Përrallat e Nasradini në poezi



    · Kushti



    Nasradini grues i kish thanë:

    - Shko qiti magarit sanë!

    - Ajo është punë për ty, shko qiti ti!

    Nasradini fort u idhnue

    por nuk mujti gruen me e detyrue

    që magarit sanë me i que

    - Do të lidhim kusht moj grue

    kush ka te magari me shkue:

    Aj që fol i pari,

    do të qoj sanë te magari!

    Burrë e grue rishin karshi

    as nuk folshin as su kshyrshin me sy

    Gruja u mërzit dhe doli n'kojshi

    me gruen e kojshis me ba mahi

    Ni hajn i hyni Nasradit n'shpi

    ja murr kejt rraket që pa me sy

    Nasradini hiq s'reagonte

    gjakftoht hajnin e shikonte.

    Kur u kthy gruja prej kojshis vaj medet

    e pa odën gja s'kish metë.

    Nasradinit i tha:

    - Çka na gjetë kjo hata-a-a-a-a?

    pse s'kallxon shka u ba?.

    Nasradini ban hahahahhahaha

    humbe kushtin qysh kem thanë(kush fol i pari)

    shko qiti magarit sanë.



    · Përktheje ti



    Te Nasradini kishte shkue nje njeri.

    Tia lexoj një letër, që i kish ardhë të mjerit.

    Letra arabisht ishte shrue aty

    duhet turqisht për ta përkthy

    Nasradini tha: - Une arabisht nuk di

    letrën turqisht me ta përkthy.

    Njeriu i tha: - Turp, bre Nasradin për ty

    qysh s'po munesh me e përkthy

    e kaq shallin e mall e mban në kry?

    - Nasradini (a e di shka bani?) e hoqi shallin e ja vuni atij në kry:

    - Qe shalli tha, përktheje ti!



    · Amaneti



    Nasradini një herë ishte smu

    shkojshin gjinja me vizitu

    shërim të shpejt me i uru

    edhe nga pak me ngacmu

    Njani nga ta bëri shaka

    Nasradinit kështu i tha:

    - A ke naj amanet me na lan?

    - Po, tha Nasradini tue u que n'kamë

    - Hapni vesht mirë edhe ngoni,

    te i smuti shumë mos qëndroni.

      Ora është Mon May 20, 2024 8:41 am