[You must be registered and logged in to see this image.]
Facebook dyfishon numrin e përdoruesve
Facebook ka rritur më shumë se dyfish numrin e përdoruesve të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 54.5 milionë në dhjetor të vitit 2008 në 111.9 milionë vizitorë unik të këtij rrjeti në dhjetor të vitit të kaluar, ka njoftuar kompania e hulumtimeve ComScore.
Suksesi i rrjetit online për shoqërim në vitin e tij të pestë është më i madhi për këtë kompani të uebit që prej themelimit.
Facebook aktualisht ka rreth 350 milionë përdorues, me ç’rast shtatë për qind të kohës së përgjithshme online në Facebook i kalojnë pikërisht përdoruesit nga Shtetet e Bashkuara.
Facebooku ishte nisur fillimisht si rrjet i mbyllur të cilin e kishte nisur Mark Zuckerberg nga Universiteti i Harvardit, për t’u hapur për të gjithë në vjeshtën e vitit 2006.