Shërbim muzikor online nga HP
HP ka paralajmëruar shërbim të ri muzikor online në Evropë të cilin e ka emëruar HP MusicStation. Shërbimi do të mbulojë dhjetë shtete evropiane dhe do të jetë i mbështetur nëpërmes ofruesit britanik të muzikës - Omniphone.
Edhe pse ky shërbim ka të bëj vetëm me Evropën, me anë të tij HP tenton t’i bëhet konkurrent i kompanisë Apple e cila është udhëheqëse në tregun e muzikës online.
HP më herët kishte shitur kompjuterët e vet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me softuer të integruar Apple iTunes, por ka vendosur ta zëvendësojë atë në dobi të versionit të vet të softuerit Rhapsody.
Për dallim nga Apple e cila shet këngë dhe albume me shkarkim, shërbimi i HP-së do të mund t’i ofrojë qasje pa pagesë në gjithë bibliotekën e vet prej 6.5 milionë këngësh.