[You must be registered and logged in to see this image.]
Fujitsu – iPad është emër i yni!
Në Fujitsu besojnë se Apple nuk ka të drejtë të përdorë emrin iPad i cili e përshkruan pajisjen e fundit të paraqitur nga kjo kompani.
Ditën e madhe për kompaninë Apple, paraqitjen e pajisjes iPad, ka tentuar ta prish Fujitsu. Në fakt, shefi i marrëdhënieve me publikun i kompanisë japoneze ka deklaruar se “nuk beson që Apple ka të drejtë të përdorë emrin iPad".
Supozohet se Fujitsu qysh në vitin 2003 ka bërë kërkesë për regjistrimin e emrit të kontestuar me të cilin e ka dalluar pajisjen e vet PDA e cila kryesisht është shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse ata vitin e kaluar e kishin humbur të drejtën për përdorur këtë emër, e në ndërkohë kanë bërë kërkesë për të, në Fujitsu besojnë se emri ende është i tyre. Kompania tanimë po konsultohet me avokatët e vet në lidhje me hapat e mëtutjeshëm.
Fujitsu iPad ka pasur ekran 3.5 inçësh të ndjeshëm në prekje, ka pasur sistem Ëindoës CE, e në tregun amerikan kushtonte 2.00 dollarë. Përndryshe, Apple ka pasur probleme edhe me kompaninë Cisco rreth përdorimit të emrit iPhone, mirëpo ai problem ishte zgjidhur me marrëveshje në mes të dyja palëve.