[You must be registered and logged in to see this image.]Nokia po këndellet
Prodhuesi finlandez i celularëve, pos të hyrave të larta, ka arritur të kthej edhe pjesën e tregut të humbur gjatë periudhës së kaluar.
Nokia i ka publikuar rezultatet e afarizmit të cilat kanë dal të janë larg më të mira sesa ato që janë pritur nga shumëkush. Gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar të hyrat e përgjithshme të prodhuesit finlandez kanë qenë 12 miliardë euro, e profiti ka qenë hiq më pak se 882 milionë euro. Çmimi mesatar i shitjes së celularëve të Nokias ka qenë 63 euro.
Nga gjithsej 329 milionë celularë sa janë shitur gjatë këtij tremujori në tërë botë, 126.9 milionë kanë qenë të Nokias, që është 17% rritje me tremujorin paraprak, dhe 12% më shumë sesa tremujori i njëjtë i vitit të mëhershëm.
Në tregun e telefonave të mençur Nokia ka shitur gjithsej 20.8 milionë pajisje, e në tremujorin e mëhershëm ka shitur “vetëm” 16.4 milionë. Pjesëmarrja e Nokia në treg është rritur në 40%, nga 35% sa ishte gjatë verës.
Nokia pret që të vazhdoj me rritje edhe gjatë tremujorit vijues.