[You must be registered and logged in to see this image.]
Apple kalon në Bing?
Apple e Microsoft janë duke negociuar për integrimin e Bing si makinë standarde të kërkimit në pajisjet iPhone e iPod Touch.
Gjatë dy javëve të fundit Apple është negociuar me kompaninë Microsoft për një bashkëpunim të ri, raportojnë mediet botërore duke u thirrur në dy burime. Kësaj here bëhet fjalë për makinën standarde të kërkimit në versionin mobil të shfletuesit Safari për iPhone, makinën e deritanishme Google supozohet se do ta zëvendësojë Bing.
Këto informata i vërteton konkurrenca çdo ditë e më e madhe në mes të Apple e Google në tregun e pajisjeve mobile dhe atë në të gjitha segmentet e harduerit e softuerit. Praktika e deritashme i ka shkuar për dore kompanisë Google, e cila në këtë mënyrë ka përfituar me anë të reklamave, sipas hulumtimit të kompanisë AdMob, reklamat më të shumta mobile janë shfletuar pikërisht nëpërmes pajisjeve të Apple - iPhone e iPod Touch.
Kalimi në Bing do të mund t’i sillte Microsoftit një pjesëmarrje më të madhe në treg, e ndryshimet supozohet se nuk do të duhej të përfshinin aplikacionet tjera si ajo Google Maps. Marrëveshja ende nuk është arritur, kështu që kompanitë ende nuk kanë komentuar zyrtarisht këto informata.