[You must be registered and logged in to see this image.]
Windows 7 instalohet në gati 10% të kompjuterëve
Suksesi i shkëlqyeshëm i sistemit më të ri operativ nga Windows konfirmohet edhe nga analistët e tregjeve të cilët thonë se sistemi tanishëm i Windows është në gati 10 për qind të kompjuterëve të botës.
Vetëm një muaj pas paraqitjes Windows 7 e gjeti veten të instaluar në katër për qind të kompjuterëve, e sipas të dhënave më të reja nga Net Applications tre muaj kanë qenë të mjaftueshëm për të grabitur 9.23 për qind të pjesëmarrjes së përgjithshme, e Windows 7 edhe më tutje po vazhdon me këtë ritëm.
Sa i përket versioneve tjera të sistemeve operative të Microsoftit, Windows Vista gjendet në rreth 20 për qind të kompjuterëve të përdoruesve, gjersa edhe më tutje dominon versioni XP me pothuajse 70 për qind.
Microsoft me të madhe është duke punuar në paketën e parë të arnimeve për Windows 7 dhe sipas paralajmërimeve Servise Pack 1 në versionin beta do të duhej të paraqitej gjatë muajit qershor, derisa varianti përfundimtar do të duhej të jetë në dispozicionin e përdoruesve në shtator.