Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dy hajnat.

    ak47***
    ak47***
    Administrator
    Administrator


    Male Age : 29
    Poenat : 806
    Reputacioni : 6
    Vendndodhja : AHT-Crews
    Numri i postimeve : 300

    Dy hajnat. Empty Dy hajnat.

    Mesazh nga ak47*** Sat Feb 06, 2010 8:28 pm

    · Dy hajnat



    01. Tokshi e Bokshi
    Dy burra t’ri
    Kalojshin jetën
    Tue ba mrapshti.

    02. Ishin përtaca
    s’punojshin gja
    Ç’iu vinte n’dorë
    s’lejshin pa ba.

    03. Iu kish dalë fama
    Për shumë hajni
    kishin ba vjedhje
    N’nja treqind shtëpi.

    04. Tatar Bishtleshti
    Pret lopë njiherë
    Dhe e var mishin
    Mbi zjarr me e terë.

    05. T’nesrit ai herët
    Tue u nisë në punë
    Para se të dali
    Porositi gruen:

    06. ,,Kushdo që të vijë
    si mysafir,
    Porosinë time
    Mbaje mend mirë.

    07. Ke për t’i dhanë
    Në gotë ujë me pi
    E jo me knatë
    As me buri.

    08. Se kur t’merr knatën
    Çon kryet hava
    Dhe na e shef mishin
    Që e kemi varë n’tra’’.

    09. Kur qe kah dreka
    Dy vetë po vijnë
    Tatar Bishtleshtit
    Ia gjetën shpinë.

    10. Njani prej tyne
    U quente Toksh
    Shokun ia njohim
    Me emnin Boksh.

    11. Kur kta hynë mbrenda
    Përshëndetën gruen
    Dhe pa vonue
    Pak ujë kërkuen.

    12. U habit grueja
    Me knatë iu dha
    Masi piu Tokshi
    Bokshit i tha:

    13. ,,Si asht havaja,
    A po din gja?’’
    Iu përgjegj Bokshi:
    ,,Fort qenka vrâ’’

    14. ,,Ani, tha Tokshi
    Se kthjellet natën’’
    Dhe vazhduen rrugën
    Mbasi e kthyen knatën.

    15. Tatar Bishtleshtit
    kur kthehet n’shpi
    I kallxon grueja
    Sesi kanë pi.

    16. ,,Dy vetë t’panjohtun
    Dy burra t’huej,
    Për harresë t’sajën,
    Me knatë pak ujë.’’

    17. ,,Mirë, tha Tatari,
    Po a thanë gjâ?’’
    ,,Njani tha, qielli
    Fort qenka vrâ’’.

    18. Tjetri ia priti
    ,,Ka me u kthjellë natën’’
    .Mandej shpejt duelën
    Mbasi e lanë knatën.

    19. ,,He moj ti grue
    Moj e pamend!
    Çou t’a mblojmë mishin
    N’nji tjetër vend’’.

    20. ,,S’guxojmë ta lajmë na
    Aty tash varë’’.
    Dhe shpejt e muerën
    Dhe e shtinë n’hambarë.

    21. Kur dikur natën
    Askush pa ndi
    Tokshi e Bokshi
    Iu futën n’shpi.

    22. As qeni i rojës
    Si ndjeu n’oborr
    As s’i ndinë mbrenda
    Macë as maçorr.

    23. Tatar Bishtleshtit
    I shkojnë te kryet
    Që n’nji gjumë t’randë ai
    Kishte mbyllë sytë.

    24. Tokshi si grue
    Fillon me thirrë
    ,,Ku e lamë mishin
    ,A e mshefëm mirë?’’

    25. ,,Flejë mori grue
    Mos kij merak
    N’hambarë e mbyllëm
    Na me kapak’’.

    26. Përgjegjë Bishtleshti
    Ashtu n’kllapi
    Dhe vazhdon gjumin
    Me plot qet’si.

    27. Dikur Bishtleshtit
    Gjumi i del vet
    Dhe i thotë grues
    ,,Për mish pse vetë?’’

    28. ,,Paske pa andërr,
    Se s’tveta gjâ’’
    Atëherë Bishtleshti
    Pa çka asht bâ.

    29. Hapi hambarin
    Por e gjet thatë
    Dhe shpejt mbas hajnave
    U nis at natë.

    30. Ara, livadhe
    Fusha të gjana
    Me nji dritë t’zbehtë
    I ndriçonte hana.

    31. Buzë nji livadhi
    Pa tue vrapue
    Tokshin e Bokshin
    Me thes ngarkue.

    32. Trimnisht Tatari
    Tash iu vu mbrapa
    Tue iu afrue
    Me të mëdhej hapa.

    33. Për fat t’Bishtleshtit
    Tokshi u ndal
    Me e lidhë opingën
    Mbi n’nji cung n’mal.

    34. Tatar Bishtleshti
    Rrugën trupoi
    Edhe prej Bokshit
    Thesin kërkoi:

    35. ,,I randë asht thesi
    Ma ep tash mue
    Ti e ke rendin
    Pak me pushue’’.

    36. Pa pritesë Bokshi
    Thesin ia lëshoi
    Me thes n’krah malit
    Tatari shkoi.

    37. Kur mbrrin Tokshi
    Shokun e vet,,
    Ku e ke thesin?’’
    Habitshëm e vetë.

    38. ,,Ku e kam thesin!?
    A e more ti?’’
    ,,Jo unë se mora
    As ku asht nuk di!’’

    39. Tatar Bishtleshti,
    ndërmend u ra
    ,,Ai thesin neve
    Marrë na ka pra’’.

    40. Edhe dy hajnat
    U kthyen përsëri
    Tatar Bishtleshtit
    Iu futën n’shpi.

    41. Iu afrue Bokshi
    Grues në gjumë
    ,,Hej grue, grue,
    Mishin ku e mbluem?’’

    42. ,,Flej, or ti njeri’’
    Përgjegjë n’kllapi
    ,,Nën shtrat na mishin
    E kena shti’’.

    43. Pak ma vonë
    Gjumi i del vet
    ,,Pse m’thirre o njeri’’
    Burrin e vetë.

    44. ,,Jo, unë nuk t’thirra
    As kurgja s’di
    Por prap ne hajnat
    Na kan hy n’shtëpi’’.

    45. Tatar Bishtleshti
    E rroku nji hû
    Tokshit e Bokshit
    Mbrapa iu vu.

    46. Ai i sheh hajnat
    N’nji ledinë të gjanë
    Tue mbajtë n’krah thesin
    Ikshin për hanë.

    47. Shpejt, si vetima
    Trup para u del
    Kall nji zjarr t’madh ai
    Nën lis në zabel.

    48. Krejt lakuriq ai
    Xhvishet aty
    Bërtet dhe qeshet
    Rreth flakës tue k’cy.

    49. Me thëngjill bâhet
    Si futë i zi
    Dhe andërr ethet
    K’shtu me ti shti.

    50. Nji hû si helli
    Ai e kishte kapë
    Piqte bretkoca
    Breshka e çorapë.

    51. Tokshi e Bokshi
    Kur e hetuen
    T’dy gjujt nga frika
    Gati i lëshuen.

    52. Me nji unë t’madhe
    Me helli n’krah
    Tatar Bishtleshti
    I msyen ata.

    53. Tokshi e Bokshi
    L’shuen thesin n’tokë
    Dhe muerën ikën
    Që t’shpëtojnë me kokë.

    54. Dhe ndërsa hajnat
    Nji gardh kaluen
    Hajnitë e veta
    Shtrenjtë i paguen.

    55. Sepse Tatari
    Aty i mbërrinë
    Me hû ua nxori
    Nga tri dredhë n’shpinë.

    56. Prej asaj nate
    Hajnave të vjetër
    S’iu ra ndërmend
    Të vjedhin tjetër.
    Mark Krasniqi

      Ora është Sat Nov 23, 2024 2:30 am