Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Jaguar përgatit modelin elektrik XJ

    h0Ax b00ter
    h0Ax b00ter
    Administrator
    Administrator


    Male Age : 28
    Poenat : 498
    Reputacioni : 0
    Vendndodhja : @ AHT
    Numri i postimeve : 249

    Jaguar përgatit modelin elektrik XJ Empty Jaguar përgatit modelin elektrik XJ

    Mesazh nga h0Ax b00ter Sat Feb 06, 2010 9:25 pm

    [You must be registered and logged in to see this image.]


    Jaguar përgatit modelin elektrik XJ

    Sipas pohimeve të burimeve të afërta më prodhuesit, Jaguar në bashkëpunim me Lotus ka shpikur dhe prodhuar versionin elektrik të modelit XJ, i cili aktualisht është në fazë të testimit.
    Deri më tani nuk ka asnjë lloj të dhënash zyrtare për motorizimin e tij, autonominë e gjëra të ngjashme, megjithatë disa imtësira kanë rrjedhur në publik.
    Merret vesh se modeli elektrik XJ do të ketë elektromotor me bateri litium-jon. Fuqia e motorit do të jetë rreth 200 kuaj fuqi, e momenti më i madh i rrotullimit rreth 400 Nm. Baterive do t’u ndihmojë edhe motori 1.2 litërsh prej tre cilindrash me fuqi prej 50 kuaj fuqi i punuar nga ana e Lotusit. Supozohet se autonomia e këtij automjeti do të jetë deri në 1.000 kilometra, derisa shpenzimi mesatar do të sillet në më pak se pesë litra për 100 kilometra të kaluara.
    [You must be registered and logged in to see this image.]

    Duke marrë parasysh se strukturën bazë të modelit XJ e ndajnë edhe modelet e Range Rover pritet që kjo teknologji të bartet edhe tek ta në të ardhmen.
    [You must be registered and logged in to see this image.]

    Tani për tani nuk dihet se kur ky automjet do të ofrohet në treg, ani pse dalja e tij duket të mos jetë në pikëpyetje.

      Ora është Sat Nov 23, 2024 2:03 am