Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Edhe një Android nga Samsung

    h0Ax b00ter
    h0Ax b00ter
    Administrator
    Administrator


    Male Age : 28
    Poenat : 498
    Reputacioni : 0
    Vendndodhja : @ AHT
    Numri i postimeve : 249

    Edhe një Android nga Samsung Empty Edhe një Android nga Samsung

    Mesazh nga h0Ax b00ter Tue Jan 26, 2010 2:48 pm

    [You must be registered and logged in to see this image.]


    Edhe një Android nga Samsung

    Kompania Samsung ka paraqitur edhe një telefon të mençur të bazuar në sistemin operativ Android nga Google, të emëruar Galaxy Portal.
    Ky model i ri i Samsung do të shitet ekskluzivisht nga operatori i telefonisë mobile T-Mobilea, gjersa duket shumë interesant dhe ka konfigurim inovativ.

    Galaxy Portal është i bazuar në versionin 1.5 paksa të dalë nga moda të Android, mirëpo Samsung ia ka shtuar këtij sistemi operativ konfigurimin e vet të pamjes të quajtur Layar i cili përdorë GPS si dhe “realitet të përmirësuar”' (anglisht - augmented reality) për të na sjellë informata të caktuara që kanë të bëjnë me lokacionin tonë të momentit. Për shembull, nëse u intereson se ku gjendet kafeteria më e afërm, Galaxy Portal do t’ua tregojë këtë, dhe atë në hartë e cila mbushet varësisht se në cilën anë e ktheni telefonin.
    Nga specifikat tjera teknike vlen të veçohen ekrani i ndjeshëm në prekje me diagonale prej 3.2 inçësh dhe rezolucion 320 x 480 piksela, fotoaparati prej 3.2 megapikselash, mundësia e ruajtjes së dhënave në kartela të memories MicroSD me kapacitet deri në 32 gigabajt si dhe lidhjet WiFi e HSDPA.
    [You must be registered and logged in to see this link.]

      Ora është Wed May 08, 2024 9:36 pm