Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ekrane tredimensionale nga Samsung

    h0Ax b00ter
    h0Ax b00ter
    Administrator
    Administrator


    Male Age : 28
    Poenat : 498
    Reputacioni : 0
    Vendndodhja : @ AHT
    Numri i postimeve : 249

    Ekrane tredimensionale nga Samsung Empty Ekrane tredimensionale nga Samsung

    Mesazh nga h0Ax b00ter Sat Jan 30, 2010 9:43 pm

    [You must be registered and logged in to see this image.]


    Ekrane tredimensionale nga Samsung

    Samsung bëhet kompania e parë e cila fillon me prodhimin masiv të ekraneve tredimensionale (3D) për televizorët LCD me diagonale të ndryshme.
    Samsung ka njoftuar se gjatë këtij muaji ka filluar me prodhimin e ekraneve 3D për televizorët LCD me ndriçim të thjeshtë dhe ata me ndriçim LED të prapavijës. Në prodhim janë ekranet me diagonale prej 40, 46 e 55 inç me rezolucion të plotë të lartë (Full HD) dhe frekuencë të rifreskimit të fotografisë prej 240 Hz.
    Kompania pohon se koha e përgjigjes në të gjitha këto ekrane është më e shkurtër se katër milisekonda, që në kombinim me teknologjitë tjera zvogëlon interferimin për syrin e djathtë dhe të majtë, dhe kështu jep ndjesi më të mirë në paraqitjen tredimensionale, e po ashtu edhe në dydimensionale. Kjo më së shumti ka të bëj me skenat dinamike kur përdoret teknologjia 3D Active Glasses, e definuar nga Glasses Standardization Working Group e organizatës CEA.
    Kompania për hulumtimin e tregjeve DisplaySearch parasheh rritje të shpejtë të tregjeve të ekraneve tredimensionale gjatë viteve të ardhshme - vlera e përgjithshme do të duhej të rritej nga 902 milionë dollarë në vitin 2008 në 22 miliardë dollarë deri në vitin 2018.

      Ora është Wed May 08, 2024 8:19 am