[You must be registered and logged in to see this image.]
Sony Ericsson i ri me Windows Mobile 6.5
Tabori i Sony Ericsson nuk ka shënuar rezultate edhe aq të mira afarizmi gjatë vitit që lamë pas, por këtë planifikon ta ndryshojë, në mes tjerash edhe me anë të celularit të emëruar Aspen.
Sony Ericsson Aspen është pjesë e serisë GreenHeart, me të cilën kompania jep të kuptojë qartazi se ka karakteristika të caktuara ekologjike.
Pajisja gjithashtu ka ekran të ndjeshëm në prekje prej 2.4 inç, të rezolucionit 240 x 320 piksela, tastierë të plotë, fotoaparat 3.2 megapiksela me zmadhim të katërfishtë, mbështetje për riprodhim të një vargu të gjerë të formateve multimediale, qasje të thjeshtë në përmbajtjet e internetit me anë të një tasti të vetëm dhe një listë të gjerë shtojcash për përdorim nga personat që e shfrytëzojnë atë për punë.
Aspen futet në funksion nga versioni 6.5.3. i sistemit operativ Windows Mobile. Dimensionet e tij të plota janë 117 x 60 x 12.45 milimetra, gjersa peshon 130 gramë.
Ky celular do të paraqitet në treg gjatë tremujorit të dytë të këtij viti me çmim tani për tani të panjohur.