Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    T-Mobile paraqet telefonin e mençur Pulse Mini

    h0Ax b00ter
    h0Ax b00ter
    Administrator
    Administrator


    Male Age : 28
    Poenat : 498
    Reputacioni : 0
    Vendndodhja : @ AHT
    Numri i postimeve : 249

    T-Mobile paraqet telefonin e mençur Pulse Mini Empty T-Mobile paraqet telefonin e mençur Pulse Mini

    Mesazh nga h0Ax b00ter Tue Feb 16, 2010 4:16 pm

    [You must be registered and logged in to see this image.]


    T-Mobile paraqet telefonin e mençur Pulse Mini


    Një prej trendeve të cilat i kemi vërejtur gjatë kohëve të fundit është paraqitja e telefonave të mençur e të fuqishëm, por me çmim të arsyeshëm. I tillë është edhe Pulse Mini i T-Mobile, i cili është bazuar në sistemin operativ Android të Google.
    T-Mobile në konferencën për gazetarë në kongresin Mobile World Congress në Barcelonë ka paraqitur këtë pajisje.
    Ky telefon i mençur do të duhet të përshtatej në mënyrë të përsosur në strategjinë e re të T-Mobile të quajtur Connected Life and Connected Work. Ky telefon është bazuar në versionin më të ri të sistemit operativ Android 2.1, e veçohet për ekranin HVGA me diagonale prej 2.8 inç, fotoaparat me rezolucion prej 3.2 megapiksela me autofokus, memorie interne prej 300 megabajt dhe memorien maksimale për ruajtje të dhënave prej 16 gigabajt. Sa u përket lidhjeve, në këtë pajisje ofrohen Bluetooth, USB, WiFi, GPRS e HSDPA.
    Dimensionet e Pulse Mini janë 106 x 57 x 14 milimetra, peshon rreth 110 gramë, gjersa bateria do të ofrojë autonomi prej 420 orësh në pritje dhe 300 minuta bisedë.
    Pulse Mini do të duhej të paraqitej në fillim të tremujorit të këtij viti, me çmim tani për tani të panjohur.
    [You must be registered and logged in to see this link.]

      Ora është Sat May 11, 2024 1:05 pm