[You must be registered and logged in to see this image.]
Rregullohet gabimi 17 vjet i vjetër në Windows
Kompania Microsoft ka njoftuar se në paketën e re të arnimeve të sigurisë do të përmirësojë edhe një lëshim në sistemin operativ Windows i cili ekziston që 17 vjet.
Përditësimi i cili do të bëhet gjatë këtij muaji do të përfshijë edhe mbylljen e “vrimës” në sigurimin e sistemit operativ DOS, e cila është bartur në të gjitha versionet e Windows, raporton BBC.
Brenda muajit do të përmirësohen 25 probleme në sistemin operativ të Microsoft, prej të cilave pesë janë kritike.
Problemin e vjetër e ka zbuluar eksperti i kompanisë Google, Tavis Ormandy, gjatë muajit janar të këtij viti, e ai ka vërtetuar se gabimi paraqitet në versionet Windows XP, Windows Server 2003 e 2008, si edhe në Vista e Windows 7.