[You must be registered and logged in to see this image.]
Photoshop mbush 20 vjet
Kur në botën e teknologjive komunikuese e informuese i mbijetoni njëzet vite dhe ende jeni më relevanti në fushën tuaj, kjo nuk është gjë e vogël. Kjo i ka shkuar për dore Adobe Photoshopit, softuerit më të mirë për përpunimin e fotografive i cili tani i ka mbushur 20 vjet.
Edhe ata të cilët kurrë nuk e kanë përdorë Photoshopin, sigurisht kanë dëgjuar për këtë softuer; të gjithë ato fotografitë e bukurosheve të cilat i shihni nëpër revista, edhe atyre që i shihni në Telegraf, sigurisht kanë kaluar nëpër duart e ndonjë mjeshtri të Photoshopit i cili ua ka përmirësuar flokët e thinjura, ua ka hequr celulitin, ua ka zmadhuar gjinjtë dhe mbi të gjitha e ka bërë fotografinë më të mirë për tu parë.
Për profesionistët e uebit dhe ata të cilët merren me fotografinë digjitale Photoshop megjithatë është një softuer i cili nuk mund të anashkalohet. Për të gjithë ata Photoshop sot do të organizojë manifestime të shumta në mbarë botën dhe do t’i bëj bashkë programuesit më të rëndësishëm të cilët kanë punuar gjatë viteve në të.