[You must be registered and logged in to see this image.]
Google sjell internetin më të shpejtë në botë
Kompania Google nuk heq dorë nga përpjekjet e saja për të sunduar botën e teknologjisë. Vetëm disa ditë pasi që ka paraqitur shërbimin Buzz, ajo ka paralajmëruar edhe ndërtimin e rrjeteve me shirit të gjerë që është njëqind herë më i shpejt sesa pjesa dërmuese e internetit të sotëm.
Gjiganti i internetit ka paralajmëruar rrjetin optik me shpejtësi prej një gigabit në sekondë. Për fillim me këtë rrjet do të mbulohen rreth 500.000 shtëpi amerikane, mirëpo rrjeti me kohën do të zgjerohet.
Ky projekt i Google është thikë pas shpine për ofruesit amerikan të shërbimeve të internetit, siç janë AT&T dhe Comcast Corp. Megjithatë, ekspertët mendojnë se qëllimi i tanishëm i Google nuk është që t’u konkurrojë drejtpërsëdrejti të mëdhenjve, mirëpo vetëm të krijojë vendin e vet në treg. Duke pasur parasysh se ka qenë një pjesë e amerikanëve të cilët kanë qenë shumë të pakënaqur me kualitetin dhe shpejtësinë e rrjetit të internetit, Google do të duhej të kishte probleme me hyrjen në këtë treg.

Google është shumë aktive në fushatën për internet më të shpejtë. Ajo që një kohë të gjatë lobon për shfrytëzimin e kanaleve të lira televizive në internet, derisa ajo ka ofruar edhe mbulimin e San Franciscos me internet pa tela falas.
Google nuk e ka nisur këtë projekt sepse është aq zemërmirë: interneti më i shpejtë do t’i mundësojë kompanisë shfrytëzimin e aplikacioneve më të komplikuara dhe më të rënda nëpërmes internetit, që do të jetë me dobi të madhe kur ajo do ta lansojë sistemin e vet operativ Chrome OS.
Kompania aktualisht pret paraqitjen e lagjeve të qytetit të cilat janë të interesuara për bashkëpunim. Nafakalitë do të përzgjidhen deri në fund të muajit mars, derisa ata do të bëhen me këtë lloj interneti në pjesën e dytë të këtij viti.