Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Google, Facebook e Yahoo faqet më të popullarizuara

    h0Ax b00ter
    h0Ax b00ter
    Administrator
    Administrator


    Male Age : 28
    Poenat : 498
    Reputacioni : 0
    Vendndodhja : @ AHT
    Numri i postimeve : 249

    Google, Facebook e Yahoo faqet më të popullarizuara Empty Google, Facebook e Yahoo faqet më të popullarizuara

    Mesazh nga h0Ax b00ter Fri Feb 19, 2010 4:38 pm

    [You must be registered and logged in to see this image.]


    Google, Facebook e Yahoo faqet më të popullarizuara

    Vendin e parë në listën e faqeve më të popullarizuara në internet Yahoo e ka humbur në muajin shkurt të vitit 2008, kur fronin e kishte marrë Google. Tani Yahoo e ka humbur edhe vendin e dytë, pasi që atë e ka marrë rrjeti online për shoqërim Facebook.
    Analistët e kompanisë Compete kanë publikuar të dhënat më të reja për hapësirat më të popullarizuara në internet. Sipas të dhënave të tyre, Facebook gjatë muajit janar ka shënuar 133,6 milionë vizita unike, Yahoo 132 milionë, derisa gjiganti i internetit Google ka shënuar 147.8 milionë prej tyre.
    Megjithatë, sa i përket kohës së kaluar në secilën prej këtyre faqeve të përmendura, Facebook mbetet i papërkulur. Shfrytëzuesit në të kanë kaluar 11.6 për qind të kohës, nga koha e përgjithshme e kaluar online, derisa kjo shifër për Yahoo është 4.25, e për Google 4.1 për qind.
    Rritje të madhe të vizitueshmërisë ka shënuar edhe rrjeti për shoqërim dhe mikro-blogje Twitter i cili gjatë janarit 2010 ka tërhequr 21.79 milionë vizitorë unik, që është rritje për nëntë për qind nga muaji dhjetor i vitit të kaluar.
    Këto të dhëna kanë të bëjnë me vizitorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

      Ora është Sun May 19, 2024 12:35 pm