Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bill Gates: Google do të duhej të qëndroj në Kinë

    h0Ax b00ter
    h0Ax b00ter
    Administrator
    Administrator


    Male Age : 28
    Poenat : 498
    Reputacioni : 0
    Vendndodhja : @ AHT
    Numri i postimeve : 249

    Bill Gates: Google do të duhej të qëndroj në Kinë Empty Bill Gates: Google do të duhej të qëndroj në Kinë

    Mesazh nga h0Ax b00ter Tue Jan 26, 2010 7:18 pm

    [You must be registered and logged in to see this image.]


    Bill Gates: Google do të duhej të qëndroj në Kinë

    Shefi i gjigantit softuerik Microsoft, Bill Gates, ka deklaruar të hënën se interneti, si mjet i lirisë së shprehjes, do të duhej të qëndroj në Kinë dhe censurën e Pekinit e ka përshkruar si “shumë të kufizuar.
    Në një intervistë dhënë rrjetit televiziv amerikan ABC në lidhje me kontestin e kompanisë Google me Kinën, Gates ka thënë se interneti është subjekt i censurës në mbarë botën, por përkundër kësaj ai është dëshmuar si i qëndrueshëm në promovimin e lirisë dhe shkëmbimit të ideve.
    “Duhet të vendosni, ose do të respektoni ligjet në shtetet në të cilat veproni ose jo. Nëse jo, do të mund të ndërprisnit veprimtarinë”, ka thënë Gates, njeriu më i pasur në botë, pa e përmendur kompaninë Google.[You must be registered and logged in to see this image.]
    “Orvatjet kineze me censurim të internetit janë shumë të kufizuara. Mendoj se është shumë e rëndësishme që interneti të mbetet atje”, ka shtuar ai.
    Gates ka bërë këto deklarata në një kohë kur Kina po mbron orvatjet e saja për kontrollimin e internetit, dy javë pasi që Google ka njoftuar se dëshiron të heq dorë nga censurimi i makinës së saj të kërkimit Google.cn. Kompania kishte raportuar se faqen e tyre po e sulmonin vazhdimisht hakerët kinezë.

      Ora është Thu May 02, 2024 8:40 am